Sionistët vrasin një palestinez në rajonin Ghur Al-Ordon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86374-sionistët_vrasin_një_palestinez_në_rajonin_ghur_al_ordon
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se një palestinez është vrarë nga forcat ushtarake sioniste që kishin hapur zjarr në drejtim të tij në rajonin Ghur Al-Ordon në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2019 10:22 Europe/Tirane
  • Sionistët vrasin një palestinez në rajonin Ghur Al-Ordon

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se një palestinez është vrarë nga forcat ushtarake sioniste që kishin hapur zjarr në drejtim të tij në rajonin Ghur Al-Ordon në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ajad Al-Bazm, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Palestinës në Rripin e Gazës, gjithashtu ka deklaruar: "Agjentet e shërbimeve të sigurimit në Gaza kanë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të sulmit ndaj makinës së një funksionari të lëvizjes Fatah. Megjithatë hetimet vazhdojnë në zbardhjen e çështjes".  

Ndërkohë Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist ka njoftuar për organizimin e një manovre ushtarake të forcave sioniste në zonat rreth Rripit të Gazës gjatë ditës së sotme.