Bërthamat e shuara të ISIS do ta rindërtojnë atë!
Sipas një pjesëtari të grupit terrorist ISIS, ky grup qindra persona në formë të bërthamave të shuara i ka dërguar në Siri dhe Ira që në një rast të përshtatshëm përsëri të aktivizohen dhe ta riformojnë këtë grup.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se me shtimin e luftimeve në qytetin e fundit nën kontrollin e grupit terrorist ISIS, thuhet se grupi terrorist ISIS ka dërguar pjesëtarë të tij në mënyrë ilegale në Irak dhe në tërë Sirinë që në një rast të përshtatshëm ta rindërtojnë "khalifatin" e tyre dhe të hakmerren.
Sipas një raporti të publikuar në agjencinë e lajmeve Reuters, Munsif Al-Mekhajer, me origjinë italiane i cili më parë ka qenë pjesëtar i ISIS dhe dy muaj më par është dorëzuar pranë forcave kurde të ashtuquajtura "Forcat Demokratike të Sirisë", thotë se ISIS duke dërguar ilegalisht me qindra persona në rajone të ndryshme të Irakut dhe Sirisë, është duke u përgatitur për vendosjen e "bërthamave të shuara" për të filluar një fazë të re të shpalljes së ekzistencës së tyre dhe për hakmarrje.
Me ngushtimin e hallkës së rrethimit për mbetjet e grupit terrorist ISIS në qytezën Baghuz, rreth 800 luftëtarë të këtij grupi terroristë janë kapur rob dhe rreth 2000 gra dhe fëmijë të tyre janë vendosur në një kamp refugjatësh dhe kjo shifër vazhdon të shtohet për çdo ditë e më tepër. Forcat e ashtuquajtur demokratike të Sirisë synon t'i kthejnë ata në vendet nga të cilat kanë ardhur. Mirëpo qeveritë e këtyre vendeve nuk duan t'i pranojnë ata në vendet e tyre.
Munsif Mekhajer i ndikuar nga gruaja e tij kurde, kishte për qëllim të largohet nga grupi terrorist ISIS, mirëpo ishte arrestuar nga pjesëtarët e ISIS dhe pas një kohë që janë shtuar luftimet në Baghuz, ishte dërguar në vijën e parë të frontit. Ai gjithashtu akoma beson në nevojën e ekzistencës së "khalifatit", por e akuzon ISIS për qeverisje dhe sundim në stilin e mafies që vetëm synon plaçkitjen e parave dhe shkel edhe ligjet e veta pa u përballur me asnjë ndëshkim.
Ai ka thënë se komandantët kanë plaçkitur paratë dhe janë arratisur në Turqi, Irak dhe në Evropën Perëndimore, ndërkohë që ata po urdhërojnë njerëzit që të qëndrojnë dhe ta mbrojnë Islamin. Ai shtoi: "Kjo është bindja ime dhe nuk e ndryshoj, mirëpo këto në grupin ISIS, në realitet nuk ekziston një gjë e tillë... Nuk ekziston kurrfarë drejtësie".
Ditën e premte sekretari i lëvizjes "Asaib Ehle Al-Hak" një forcë kjo që vepron në kuadër të forcave popullore "Hashd Sha'bi" të Irakut, ka theksuar se ambasada e Amerikës po bënë të ditur formimin e një gjenerate të re të ISIS në mënyrë që në mënyrë të hapur të krijojë rrethanat për krijimin e saj.
Ai duke thënë se pjesëtarët e grupit terrorist ISIS përsëri mund të organizohen për të vepruar kundër sigurisë së Irakut me komplotet e reja të tyre, ka kërkuar nga qeveria e Irakut që të shqyrtojë me precizitet më të madh detajet e letrave të dërguar nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist.