Jemen: Sauditët vrasin 21 gra dhe fëmijë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86378-jemen_sauditët_vrasin_21_gra_dhe_fëmijë
Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë bombarduar të dielën disa lagje rezidenciale në rajonin Kushar, pjesë e provincës Haxheh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2019 15:39 Europe/Tirane
  • Jemen: Sauditët vrasin 21 gra dhe fëmijë

Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë bombarduar të dielën disa lagje rezidenciale në rajonin Kushar, pjesë e provincës Haxheh.

Sipas vlerësimeve paraprake, 21 gra dhe fëmijë jemenas janë vrarë në këto sulme, ndërsa vazhdojnë kërkimet për viktima të tjera, njofton qendra e informacionit të Jemenit al-Masirah. Pesë ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht. Avionët e koalicionit saudit sulmuan gjithashtu ambulancat që synonin të shkonin në vendin e ngjarjes për të shpëtuar të mbijetuarit. Të premten e kaluar, një familje e tërë prej 12 anëtarësh u vra në një bombardim të avionëve sauditë në rajonin Kushar.