Avionët rusë sulmojnë Idlibin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86381-avionët_rusë_sulmojnë_idlibin
Pak ditë pas fillimit të patrullimeve të përbashkëta ruse-turke në Idlib në Sirinë veriperëndimore, terroristët pro-Ankarasë kanë shtuar provokimet e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Avionët rusë sulmojnë Idlibin

Pak ditë pas fillimit të patrullimeve të përbashkëta ruse-turke në Idlib në Sirinë veriperëndimore, terroristët pro-Ankarasë kanë shtuar provokimet e tyre.

Në fakt, sulmet ajrore ruse kundër pozicioneve të terroristëve në Idlib janë një reagim i ashpër ndaj shkeljeve të përsëritura të një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Turqisë mbi krijimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib. Duket se Rusia synon të sulmojë terroristët dhe të bëjë presion mbi Ankaranë që të respektojë angazhimet e saj. Sipas agjencisë së lajmeve Al-Masdar News, aeroplanët luftarakë rusë zhvilluan të dielën një seri sulmesh ajrore mbi pozicionet e terroristëve në fshatrat Mintar, Frikeh dhe Tell Khatab në periferinë perëndimore të Idlibit. Sipas burimeve lokale, para sulmeve, një dron pa pilot i Forcave Ajrore Siriane ishte duke kryer një operacion zbulimi në jug dhe në perëndim të Idlibit. Disa orë më vonë, avionët rusë Sukhoi zhvilluan sulme të mëtejshme kundër pozicioneve të terroristëve në qytetet Sarakib dhe Khab al-Subul, në periferinë juglindore të Idlibit. Paaftësia e Turqisë për të zbatuar marrëveshjen mund të detyrojë ushtrinë siriane dhe aleatët e saj të nisin një operacion ushtarak rreth Idlibit. Burime pro-qeveritare siriane thanë më parë këtë muaj se ky opsion është duke u konsideruar.