85% e kuvajtianëve kundërshtojnë bashkëpunimin me regjimin izraelit
Një sondazh i kohëve të fundit ka zbuluar se një pjesë e madhe e kuvajtianëve kundërshtojnë bashkëpunimin e vendit të tyre me Izraelin pas raportimeve se një numër vendesh në rajonin e Gjirit Persik po normalizojnë lidhjet me regjimin e Tel Avivit pas shumë viteve të kontakteve klandestine.
Sondazhi, i kryer nga Instituti i Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt, zbuloi se 85 për qind e të anketuarve nuk pajtohen me idenë që Kuvajti bashkëpunon me Izraelin për çështje si transferimi i teknologjisë dhe kundër-terrorizmi, pavarësisht dallimeve ekzistuese mes të dy palëve. Sipas rezultateve të sondazhit, 46 për qind e të anketuarve "nuk pajtohen fuqishëm" me idenë e bashkëpunimit me Izraelin, ndërsa 39 për qind "nuk pajtohen disi". Për më tepër, 52 për qind thanë se mbështetnin lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas, e cila kontrollon Rripin e rrethuar të Gazës. Mbështetja për Presidentin e SHBA Donald Trump në mesin e 1.5 milionë kuvajtianëve të anketuar nuk tejkalonte pesë përqind, ndërsa 64 përqind mbështetën presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Rreth marrëdhënieve me Iranin, 52 për qind e të anketuarve thanë se Kuvajti duhet të mbajë lidhje të mira me Teheranin.
 
							 
						 
						