Dhjetëra civilë sirianë vriten e plagosen nga sulmet e koalicionit amerikan
(last modified Mon, 11 Mar 2019 15:02:11 GMT )
Mars 11, 2019 16:02 Europe/Tirane
  • Dhjetëra civilë sirianë vriten e plagosen nga sulmet e koalicionit amerikan

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS gjatë sulmeve të tyre më të fundit kanë vrarë e përgjakur mbi 50 civilë sirianë në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se në vazhdën e krimeve të Amerikës në Siri, avionët luftarak të koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS kanë bombarduar një kamp në qytezën Al-Baghuz në provincën Dejrul-Zur dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë sirianë në mesin e tyre shumë gra dhe fëmijë.

Sipas grupeve vëzhguese të sulmeve ajrore të koalicionit amerikanë në Irak dhe Siri, mbi 5000 civilë sirianë dhe irakianë janë vrarë nga ky koalicion që nga viti 2014 e deri më tani.

 

Tags