Amerikanët dhe rusët ndërrojnë rolet në Manbixh?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86433-amerikanët_dhe_rusët_ndërrojnë_rolet_në_manbixh
Sapo amerikanët të largohen nga rajoni Manbixh në Sirinë verilindore, forcat ruse do t'i zëvendësojnë ato.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2019 16:55 Europe/Tirane
  • Amerikanët dhe rusët ndërrojnë rolet në Manbixh?

Sapo amerikanët të largohen nga rajoni Manbixh në Sirinë verilindore, forcat ruse do t'i zëvendësojnë ato.

Si pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë, menjëherë pas largimit të forcave amerikane nga rajoni Manbixh, forcat ruse do të mbrojnë qytetin, i tha sajtit informativ amerikan Al-Monitor, një anëtar i Këshillit Ushtarak të Kurdëve në Manbixh. "Dy ditë më parë, komandantët rusë na thanë se nëse edhe sot, amerikanët largohen nga ky rajon, ata menjëherë do të vendosin forcat e tyre në zonën që ndan Manbixhin nga rajoni nën kontrollin e forcave turke", tha Muhamed Mustafa për sajtin e informacionit Al-Monitor. Ky element i Këshillit Ushtarak të Manbixhit, i quajtur ndryshe Abu Adel, beson se ky ndryshim i rolit mund të bëhet pa vështirësi të mëdha, "duke pasur parasysh se nuk ka pothuajse as një distancë prej pesë minutash me makinë midis pozicioneve të forcave amerikane dhe atyre ruse" .