Yeni Şafak: Al-Bagdadi mbrohet nga amerikanët
Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për të zbatuar një komplot të ri në bashkëpunim me ISIS-in.
Sipas gazetës turke Yeni Şafak, ka dëshmi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka marrë në pyetje rreth 2,000 anëtarë të grupit terrorist ISIS në kampet e kontrolluara nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. "140 pjesëtarë të ISIS kanë marrë pasaporta false amerikane," shtoi gazeta turke. Yeni Şafak shton se amerikanët kanë plane të fshehta për të evakuuar terroristët e ISIS nëpërmjet territorit të Irakut, me emra të rremë, letra të rreme dhe pasaporta false. "CIA i ka deklaruar "zona të militarizuara" disa rajone në krahinën siriane të Deir ez-Zor. Forcat amerikane ndalojnë popullatën civile të largohet nga këto zona", nënvizon Yeni Şafak. "Në këto zona, CIA po merr në pyetje pjesëtarët e ISIS, disa prej të cilëve përfundimisht transferohen në kampe të veçanta dhe të tjerët do të përfundojnë në kampet e fshehta të CIA-s", shtoi gazeta. Yeni Şafak gjithashtu raporton se vizita sekrete janë kryer nga disa përfaqësues të shërbimeve sekrete franceze, britanike dhe izraelite në kampet sekrete të CIA-s në Siri. Gazeta shton se kreu i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, vazhdon aktivitetet e tij nën mbikëqyrjen amerikane. Yeni Şafak gjithashtu botoi një foto që tregon Abu Bakr al-Baghdadin në një automjet të blinduar amerikan, një foto vërtetësia e të cilës është konfirmuar nga terroristët që janë larguar nga rajoni Baghuz.