Rusia shkatërron dronët e terroristëve
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ka kryer një sulm ajror në një depo të militantëve në Idlib që përmbante dronë, armë dhe municione pasi e kishte negociuar këtë veprim me Turqinë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi më 13 mars se grupi militant Hajat Tahrir al-Sham, i lidhur me Frontin Al-Nusra , kishte planifikuar një sulm mbi bazën ajrore ruse Hmeimim në Siri duke përdorur dronë sulmues. Sulmi ishte parandaluar nga Forca Ajrore Ruse, e cila zhvilloi një sulm ajror në një depo ku grupi terrorist po mbante dronët e destinuar për sulmin. Sulmi u negociua paraprakisht me Turqinë, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Disa ditë para sulmeve ajrore ruse, një ngarkesë e madhe e dronëve sulmues u shkarkua në depon e grupit militant Hajat Tahrir al-Sham, sipas informacionit të ministrisë. Në të kaluarën, militantët me bazë në Idlib janë përpjekur të përdorin dronët në sulmet e tyre në bazën ajrore Hmeimim të Rusisë, por ato janë qëlluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse.