Vritet një prej krerëve të ISIS në veri të Bagdadit
Shtabi operativ i Bagdadit njoftoi vrasjen e një prej krerëve administrativ ushtarak të ISIS në rajonin e quajtur Vilajeti i veriut të Bagdadit, kryeqytet e i Irakut.
Shtabi operativ i Bagdadit ditën e premte deklaroi se një nga krerët e ISIS i quajtur Sabah Nuri Abas i njohur ndryshe me emrin Sabah Sharmit, është vrarë në një operacion të forcave të sigurisë në rajonin Ebn Sina në zonën Tarmie që ndodhet në veri të Bagdadit. Burimet informative bëjnë të ditur shtimin e aktiviteteve të pjesëtarëve të mbetur të ISIS në Irak gjatë muajit të fundit, veprime që janë shtuar njëkohësisht me lëvizjet e dyshimta të ushtarakëve amerikanë në Irak. Këto lëvizje janë shtuar në kohën kur parlamenti irakian po shqyrton miratimin e një ligji për largimin e forcave amerikane nga Iraku.