Apokalipsi mbi Siri
Një burim irakian njoftoi se Shtetet e Bashkuara po përgatsin një sulm të rëndë ajror mbi rajonin Baghuz në Sirinë lindore, të përshkruar nga pilotët si "Apokalipsi ".
"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre synojnë të kryejnë një bombardim masiv të rajonit Baghuz në Siri, sulme të ngjashme me ato në pjesën e vjetër të Mosulit", tha një burim irakian i cituar nga rrjeti informativ An-Nahrain. "Vendet e koalicionit të Shteteve të Bashkuara janë gati të fillojnë një operacion masiv në Baghuz në Siri. Ky operacion përfshin sulme ajrore masive kundër ISIS, dhe midis pilotëve njihet me pseudonimin "Apokalipsi", tha burimi. "Tani për tani, sulmet ajrore janë të kufizuara, por në të ardhmen do të jenë masive," shtoi ky burim. Dhjetëra sirianë kanë humbur jetën gjatë sulmeve të avionëve amerikanë në Deir ez-Zor. Në këtë kontekst, burimet lokale njoftuan të shtunën (16 mars) se në bombardimet e njëpasnjëshme të avionëve të koalicionit amerikan në kampin Baghuz në periferinë lindore të Deir ez-Zor, dhjetëra sirianë kishin vdekur. "Viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë," raportoi agjencia e lajmeve SANA.