Hashd Shaabi kërkon të thirret ambasadori amerikan
Zëdhënësi i forcave vullnetare Hashd Shaabi në Irak duke reaguar ndaj deklaratës së ekzagjeruar të zëdhënësit të DASH kundër kësaj organizate, ka kërkuar që ambasadori amerikan në Irak të thirret për shpjegime në ministrinë e jashtme të Irakut.
Robert Palladino zëdhënësi i DASH kohët e fundit ka thënë forcat vullnetare Hashd Shaabi në Irak të cilat kanë luajtur rol të madh në luftën kundër ISIS dhe dëbimin e këtij grupi terrorist nga territori i Irakut, i ka quajtur forca sektare. Ali Huseini, zëdhënës i forcës Hashd Shaabi në Irak vuri në dukje se forcat vullnetare janë pjesë e forcave zyrtare ushtarake të Irakut dhe të tilla deklarata konsiderohen shkelje e sovranitetit kombëtar të Irakut. Disa deputetë të parlamentit të Irakut gjithashtu kanë dënuar deklaratën e zëdhënësit të DASH kundër forcës popullore Hashd Shaabi në Irak. Forca Hashd Shaabi në vitin 2014 u formua me dekretin fetar të liderit të shiitëve të Irakut Ajetollah Sistani për dëbimin e grupit terrorist ISIS nga Iraku. Kjo forcë është njohur zyrtarisht nga parlamenti irakian në vitin 2016. Grupet e rezistencës në Irak mes tyre Hashd Shaabi kanë luajtur rol themelor në dëbimin e ISIS dhe çlirimin e territoreve të Irakut nga ky grup terrorist.