Damasku: Kriza në Siri është rezultat e komplotit perëndimor-amerikan
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar se kriza në Siri dhe ngjarjet në disa vende të tjera të rajonit, janë rezultat i një komplotit perëndimor të drejtuar nga Amerika.
Agjencia e lajmeve SNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se krimet dhe vrasjet e kryera nga grupet terroriste në rajone të ndryshme të Sirisë dhe krimet e kryera nga koalicioni i paligjshëm i Amerikës në qytetet Raka dhe Dejrul-Zur, janë një njollë e zezë mbi demokracinë e rrejshme.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke thënë se deklarata e Amerikës, Francës dhe Anglisë në lidhje me Sirinë është një dokument historik i gënjeshtrës dhe hipokrizisë, ka theksuar: "Këto shtete janë përgjegjësit e parë për gjakderdhjen në Siri dhe në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme".
Vlen të theksohet se BE së fundi duke mos përmendur fare vazhdimin e luftës së Damaskut kundër terrorizmit të mbështetur nga boshti perëndimor-izraelit-arab, në një deklaratë, kanë sanksionuar edhe shtatë ministra të tjerë të qeverisë së Damaskut.