Damasku: Kriza në Siri është rezultat e komplotit perëndimor-amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86553-damasku_kriza_në_siri_është_rezultat_e_komplotit_perëndimor_amerikan
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar se kriza në Siri dhe ngjarjet në disa vende të tjera të rajonit, janë rezultat i një komplotit perëndimor të drejtuar nga Amerika.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2019 12:51 Europe/Tirane
  • Damasku: Kriza në Siri është rezultat e komplotit perëndimor-amerikan

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar se kriza në Siri dhe ngjarjet në disa vende të tjera të rajonit, janë rezultat i një komplotit perëndimor të drejtuar nga Amerika.

Agjencia e lajmeve SNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se krimet dhe vrasjet e kryera nga grupet terroriste në rajone të ndryshme të Sirisë dhe krimet e kryera nga koalicioni i paligjshëm i Amerikës në qytetet Raka dhe Dejrul-Zur, janë një njollë e zezë mbi demokracinë e rrejshme.  

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke thënë se deklarata e Amerikës, Francës dhe Anglisë në lidhje me Sirinë është një dokument historik i gënjeshtrës dhe hipokrizisë, ka theksuar: "Këto shtete janë përgjegjësit e parë për gjakderdhjen në Siri dhe në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme".

Vlen të theksohet se BE së fundi duke mos përmendur fare vazhdimin e luftës së Damaskut kundër terrorizmit të mbështetur nga boshti perëndimor-izraelit-arab, në një deklaratë, kanë sanksionuar edhe shtatë ministra të tjerë të qeverisë së Damaskut.