Qendër komandimi për Izraelin në Arabinë Saudite?
Arabia Saudite njoftoi të dielën (17 mars) krijimin e një "Qendre të Komandës Ajrore". Një qendër komandimi që do të lidhë forcën e saj ajrore me atë të NATO-s dhe pse jo edhe me Izraelin.
Televizioni Al-Arabiya ka njoftuar formimin e një "Qendre Komanduese Ajrore" të re me bazë në Ash-Sharkija, në lindje të Arabisë Saudite. Ky vendim është pjesë e një projekti që synon, sipas analistëve, të hapë qiellin saudit për aeroplanët izraelitë. Formimi i Aleancës Strategjike për Lindjen e Mesme (MESA) (ose "NATO arabe"), fillimisht i iniciuar nga Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman, së pari është shtyrë për në janar, dhe më pas u shty për një datë të mëvonshme. Sipas analistit të Al-Monitor, NATO arabe mund të përballet me vështirësi shtesë në muajt e ardhshëm, duke përfshirë luftën në Jemen. Në të vërtetë, NATO arabe duhet të ndihmojë të krijojë një "mburojë të fortë" kundër "sulmeve të mundshme kibernetike nga Irani" dhe të mund të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve në Siri dhe Jemen. Por zyrtarët amerikanë kanë dështuar ta konkretizojnë këtë ide që e kishin në mendje për dekada të tëra. Në vitin 1997, gjenerali Anthony Zinni, atëherë kreu i CentCom, ishte në favor të krijimit të një aleance arabe për projekte të luftës kundër Iranit. Kjo do të parandalonte një rrëshqitje të ushtrisë amerikane në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin. Al-Monitor thekson se ndihma amerikane për një "NATO arabe" të ardhshme do të ishte e kufizuar në shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Është e vërtetë se me formimin e një "NATO arabe", amerikanët duan, në fakt, të mashtrojnë arabët. "NATO arabe" është një koncept i falsifikuar sepse NATO është një komandë qendrore e lidhur me Centcom SHBA dhe duhet të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara. Por amerikanët nuk kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë për një "NATO arabe". Analistët perëndimorë duke analizuar NATO-n arabe konvergojnë në një objektiv: ajo ka të bëjë me kundërshtimin e Iranit, por ekspertët perëndimorë që shpesh përpiqen të fshehin çështjet reale të këtyre projekteve, janë skeptikë për shanset reale për të krijuar një "NATO arabe". Por me venitjen e idesë së një NATO arabe, Arabia Saudite duket se është urdhëruar të bashkohet krejtësisht me NATO-n. Formimi i një qendre komanduese ajrore mundet, sipas disa burimeve, të lehtësojë lidhjen ndërmjet forcave ajrore saudite me ato të Izraelit. Të dy vendet po bashkëpunojnë ngushtë në Jemen, ku aeroplanët e tyre luftarakë po kryejnë qindra sulme të përbashkëta në javë.