Turizmi në Siri, ka pësuar 50 miliard dollarë dëme nga lufta
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86618-turizmi_në_siri_ka_pësuar_50_miliard_dollarë_dëme_nga_lufta
Ministri i turizmit në Siri ka thënë se lufta e nisur që nga viti 2011 i ka shkaktuar Sirisë një dëm prej 50 miliard dollarësh në fushën e turizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Turizmi në Siri, ka pësuar 50 miliard dollarë dëme nga lufta

Ministri i turizmit në Siri ka thënë se lufta e nisur që nga viti 2011 i ka shkaktuar Sirisë një dëm prej 50 miliard dollarësh në fushën e turizmit.

Muhamed Rai Martini, në një intervistë për agjencinë Sputnik të lajmeve, bëri të ditur se 1 mijë e 468 pika infrastrukturore dhe qendra turistike mes tyre 365 hotele dhe 1 mijë e 103 restorante kanë dalë nga cikli i shërbimeve turiste dhe shtoi se që nga nisja e krizës në Siri janë shkatërruar 403 pika infrastrukture dhe janë eliminuar 260 mijë vende pune. Ministri sirian theksoi se në vitin 2010 numri i turistëve që kanë vizituar Sirinë ka qenë 7 milion e 500 mijë persona, që kanë futur në buxhetin e shtetit 7 miliard dollarë të ardhura. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.