Katërvjetori i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86732-katërvjetori_i_agresionit_ushtarak_të_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyrë në vitin e katërt të tij dhe forcat e koalicionit saudit para syve të botës po vazhdojnë të vrasjen dhe masakrojnë popullin e vendit më të varfër arab, Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2019 10:23 Europe/Tirane
  • Katërvjetori i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit

Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka hyrë në vitin e katërt të tij dhe forcat e koalicionit saudit para syve të botës po vazhdojnë të vrasjen dhe masakrojnë popullin e vendit më të varfër arab, Jemenit.

Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të disa shteteve të tjera, që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe njëkohësisht ka vendosur një bllokadë të hekurt ndaj popullit jemenas në të gjitha aspektet, tokësor, detar dhe ajror.

Pozita strategjike e Jemenit nga aspekti i lidhjes me Bririn e Afrikës dhe brigjet lindore të Afrikës nëpërmjet kufijve detare në jug dhe perëndim të Jemenit, i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij vendi. Përveç kësaj zotërimi i Jemenit mbi ngushticën Bab Mandab, i ka dhënë një rëndësi shtesë Jemenit nga aspekti i garantimit të sigurisë së energjisë dhe tranzitit të mallrave në eksportin detar.

Regjimi Al Saud me ëndrrën për ta pushtuar Jemenit dhe për të territorin e këtij vendi, ka hyrë në një luftë të pabarabartë kundër popullit të Jemenit, mirëpo pavarësisht pritjeve që kishte Riadi, forcat saudite kanë pësuar disfata të njëpasnjëshme dhe humbje të rënda në përballje me forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit.

Arabia Saudite shkeljen e rezolutave të OKB e ka bërë pretekst për të mbuluar krimet e veta kundër popullatës civile të Jemenit në kohën kur me mbështetjen e Amerikës, ka penguar edhe formimin e një komisionit hetimor në lidhje me luftën në Jemen.

Aktualisht ekuacionet e luftës në Jemen kanë ndryshuar dhe fuqia dhe qëndresa e pathyeshme e forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në luftën kundër agresorëve, ka rezultuar edhe me larminë e mjeteve luftarake të tyre. Sulmet raketore kundër pozicioneve të ndryshme të forcave saudite edhe brenda në territorin e Arabisë Saudite, operacionet e kryera me dronë nga forcat jemenase dhe në fund lufta detare, kanë treguar se forcat jemenase duke u mbështetur në potencialet e tyre të brendshme po sfidojnë vazhdimisht makinerinë e luftës ushtarake të koalicionit saudit.

Rezultat i vetëm i luftës dhe agresionit ushtarak të regjimit Al Saud kundër Jemenit deri më tani është vrasja dhe masakrimi i përditshëm i grave dhe fëmijëve jemenas, shkatërrimi i infrastrukturës, qendrave shëndetësore dhe në fund krijimi i një katastrofe njerëzore dhe shëndetësore në Jemen.