Jemenasit vrasin 20 trupa saudite
Luftëtarët jemenas thanë se kanë vrarë të paktën 20 ushtarë sauditë në një sulm hakmarrës, pasi lufta vdekjeprurëse e regjimit të Riadit kundër fqinjit të varfër jugor hyri në vitin e pestë.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Saree njoftoi të dielën mbrëma se sulmi i ushtrisë jemenase dhe i komiteteve popullore synonte dy baza ushtarake në qytetin jugor saudit Xhizan. Sulmi, i kryer pas mbledhjes së gjerë të informacioneve, plagosi një numër më të madh ushtarësh sauditë dhe shkatërroi të paktën pesë automjete të blinduara, tha Saree. Gjenerali vuri në dukje se ushtria saudite ende nuk kishte mbledhur trupat e ushtarëve të vdekur sauditë, përkundër përkrahjes së madhe nga ajri. Ndërkohë, të hënën në kryeqytetin Sana'a, mijëra qytetarë jemenas u mblodhën përballë zyrës së Kombeve të Bashkuara për të kërkuar fundin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite, i cili ka vrarë një numër të madh të civilëve dhe shkatërroi plotësisht infrastrukturën e vendit.