Spektakli i Motorola-s në Siri!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86741-spektakli_i_motorola_s_në_siri!
Ushtria siriane ka zbuluar një sasi mbresëlënëse të armëve dhe pajisjeve ushtarake gjatë operacioneve të fundit të kërkimit në fshatrat e qyteteve Homs, Damask dhe Deraa, raportoi më 22 mars agjencia siriane e lajmeve SANA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2019 15:39 Europe/Tirane
  • Spektakli i Motorola-s në Siri!

Ushtria siriane ka zbuluar një sasi mbresëlënëse të armëve dhe pajisjeve ushtarake gjatë operacioneve të fundit të kërkimit në fshatrat e qyteteve Homs, Damask dhe Deraa, raportoi më 22 mars agjencia siriane e lajmeve SANA.

A  po riarmatosin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli celulat e fjetura terroriste në këto lokalitete? Një video e fundit e publikuar nga SANA tregon disa nga materialet e konfiskuara, duke përfshirë sistemet radiofonike ushtarake, sistemet e komunikimit satelitor dhe sistemet e mbikqyrjes elektro-optike. Të gjitha këto sisteme janë prodhuar nga kompanitë perëndimore, kryesisht Motorola. Videoja e agjencisë SANA tregon shumë armë, duke përfshirë armë të rënda, mortaja, granata me raketa të llojeve të ndryshme, pushkë, mitralozë dhe municion të kalibrit të ndryshëm. Shumica e këtyre armëve dhe pajisjeve janë furnizuar nga ushtria amerikane dhe nga Izraeli. Shumica e këtyre pajisjeve tashmë janë dërguar në tregun e zi ose vazhdojnë të qarkullojnë në duart e grupeve terroriste. Por a ka ndonjë përpjekje të re për të riarmatosur celulat e fjetura terroriste? Kjo është e mundur megjithëse Deraa është çliruar që prej 7 muajsh dhe Homsi ka qenë i sigurt për një kohë të gjatë. Të enjten e kaluar, u zbulua një sasi e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake "të braktisura" nga terroristët në rrethinat veriore të Homs.