Huthi: Agresioni saudit ka dështuar pavarësisht nga mbështetja amerikane
Abdul-Malik al-Huthi, kreu i lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit, tha se regjimi saudit ka dështuar të arrijë objektivat e tij në fushatën vdekjeprurëse kundër Jemenit, përkundër mbështetjes së ofruar nga Uashingtoni dhe aleatët e tjerë.
Ai tha se ky "presion i paparë" i Arabisë Saudite synonte të përçajë jemenasit dhe t'i kontrollojë ata për t'u shërbyer interesave të agresorëve. Kreu i Ansarullahut tha se ishte detyrë fetare dhe kombëtare vazhdimi i përballjes me qëndrimet agresive të Arabisë Saudite. Ndërkohë, miliona qytetarë të Jemenit sot me rastin e 4 vjetorit të fillimit të agresionit ushtarak të regjimit Al Saud kundër Jemenit, datë kjo që është emëruar “Dita e Rezistencës Kombëtare të Jemenit”, janë mbledhur në Sanaa dhe në shumë qytete të tjera të këtij vendi për të protestuar kundër agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër këtij vendi. Agresioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e Jemenit, duke shkatërruar spitalet, shkollat dhe fabrikat. OKB tashmë ka thënë se një rekord prej 22.2 milion jemenasish kanë nevojë të madhe për ushqim, duke përfshirë 8.4 milionë të kërcënuar nga uria e rëndë. Sipas një raporti të ri nga Projekti për Lokalizimin e Konfliktit të Armatosur dhe të Dhënave të Eventit (ACLED), agresioni i Arabisë Saudite deri më tani ka marrë jetën e rreth 56,000 jemenasve.