Anglia trajnon fëmijët për të luftuar në Jemen
Kreu i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka bërë të ditur se Anglia po trajnon fëmijët që të luftojnë kundër Jemenit.
Muhamed Ali Houthi, ka thënë se 40% e forcave të koalicionit ushtarak të drejtuar nga Amerika, Anglia, Arabia Saudite dhe EBA kundër Jemenit janë fëmijë të cilët trajnohet nga forcat angleze. Më herët shumë media angleze kanë njoftuar për veprimet dhe ndërhyrjet e Anglisë për të thithur fëmijët që të luftojnë në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.