Koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS pranon vrasjen e civilëve
Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar anti-ISIS i kryesuar dhe drejtuar nga Amerika, ka pranuar se që nga nisja e sulmeve ajrore në Siri dhe në Irak ka vrarë 1257 civilë.
Më shumë se 1257 civilë janë vrarë në sulmet e drejtuara nga koalicioni kundër ISIS i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri, prej kur kanë nisur operacionet më 2014, ka thënë ushtria amerikane. Koalicioni ka thënë përmes një deklarate se gjatë muajit të kaluar ka pranuar se ka vrarë edhe 53 civilë, duke dërguar në rreth 1257 numrin e personave të vdekur nga gushti i muajit 2014. Mirëpo numri zyrtar i dhënë nga ushtria është dukshëm më i ulët në krahasim me shifrat e ofruara nga organizata të jashtme, siç është Airwars, e cila ka thënë se rreth 6,575 civilë janë vrarë nga sulmet e koalicionit. Rreth 20 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve në “pozicionet luftuese” të ISIS-it, përkatësisht pranë një qendre të kontrollit në Siri, ka thënë ky koalicion.