Plagosen disa palestinezë nga sulmet e sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86830-plagosen_disa_palestinezë_nga_sulmet_e_sionistëve
Në protestën e palestinezëve në kufirin e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara, janë plagosur disa palestinezë pasi forcat sionist hapën zjarr në drejtim të tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2019 11:47 Europe/Tirane
  • Plagosen disa palestinezë nga sulmet e sionistëve

Në protestën e palestinezëve në kufirin e Rripit të Gazës me territoret e pushtuara, janë plagosur disa palestinezë pasi forcat sionist hapën zjarr në drejtim të tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten në mbrëmje kanë sulmuar protestat e palestinezëve gjatë natës në lindje të Gazës dhe në Xhebalija dhe kanë plagosur 11 palestinezë.

Ndërkohë këshilli i kolonive sionist në rajonet kufitare me Rripin e Gazës ka kërkuar nga kolonët sionist që të largohen nga kolonia Kerem Shalum në kufi me Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze për arsye të organizimit të protestave për të drejtën e kthimit dhe ditës së tokës.

Popullata palestineze në Rripin e Gazës po përgatitet për të marrë pjesë në protestën e madhe të shtunën (nesër) njëkohësisht me Ditën e Tokës me qëllim të thyerjes së bllokadës kundër Rripit të Gazës.

Banorët e Rripit të Gazës më 30 mars të vitit 2018 kanë filluar protestën e madhe për të drejtën e kthimit të cilën e kanë zhvilluar për çdo të premte gjatë gjithë vitit të kaluar ku kanë kërkuar dhënien fund të pushtimeve të regjimit sionist dhe thyerjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.