Amerika i quan të tmerrshme bombardimet e koalicionit arab kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86831-amerika_i_quan_të_tmerrshme_bombardimet_e_koalicionit_arab_kundër_jemenit
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit e ka quajtur të tmerrshëm bombardimin e një spitali në Jemen nga ana e forcave të koalicionit të Arabisë Saudite dhe ka kërkuar kryerjen e hetime në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2019 12:18 Europe/Tirane
  • Amerika i quan të tmerrshme bombardimet e koalicionit arab kundër Jemenit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit e ka quajtur të tmerrshëm bombardimin e një spitali në Jemen nga ana e forcave të koalicionit të Arabisë Saudite dhe ka kërkuar kryerjen e hetime në lidhje me këtë çështje.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Robert Paladino, zëdhënësi i DASH, në konferencën për shtyp ka kërkuar nga koalicioni i drejtuar nga Arabisë Saudite që të kryejë hetime transparente në lidhje me bombardimin e spitalit “Kitaf Al-Rrifi” 100 kilometra larg qytetit Sa’de në veriperëndim të Jemenit.

Ai pretendoi: “Raportet në lidhje me bombardimin e këtij spitali paraqesin një gjendje shumë të keqe dhe të tmerrshme. Amerika e merr seriozisht këtë veprim dhe ne kërkojmë qasjen në informacione më të gjera dhe jemi informuar se koalicioni saudit këtë ngjarje e ka dorëzuar te një ekip i përbashkët për të kryer hetime”.

Më parë organizata humanitare “Save the children” ka deklaruar se si pasojë e sulmit ajror kundër këtij spitali i cili ishte nën mbështetjen e kësaj organizate në Jemen, të paktën janë vrarë 7 persona kur katër prej tyre kanë qenë fëmijë”.

Kjo organizatë ndërkombëtare duke kërkuar kryerjen e hetimeve transparente ndërkombëtare në lidhje me këtë krim, ka thënë se gjatë këtij sulmi janë plagosur edhe 8 persona të tjerë ndërsa dy persona të tjerë janë zhdukur fare.