Pse kurdët sirianë heshtin mbi Golanin e pushtuar?
(last modified Fri, 29 Mar 2019 19:24:13 GMT )
Mars 29, 2019 20:24 Europe/Tirane
  • Pse kurdët sirianë heshtin mbi Golanin e pushtuar?

Për herë të parë, televizioni izraelit ka transmetuar në disa raporte të cilat janë filmuar nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) në pjesën verilindore të Sirisë në sfondin e tensioneve në rritje mbi njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë e Golanit.

Raportet, të cilat janë prodhuar nga gazetari izraelit Moav Vardi, u transmetuan në Channel 11 më parë këtë muaj. Në raportet Vardi mund të shihet me SDF të përkrahura SHBA, në pjesë të ndryshme të Sirisë verilindore dhe në vijën e frontit kundër terroristëve të ISIS në Luginën e Eufratit. Gazetari izraelit u takua edhe me komandantin e grupit, Ferhat Abdi Sahin, i njohur me emrin e tij të luftës "Mazlum Kobane". Raportet e Vardit provokuan një skandal në mesin e sirianëve që u përkasin partive të ndryshme politike, veçanërisht për shkak se ato përputheshin me njohjen e Shteteve të Bashkuara të sovranitetit të Izraelit mbi Golanin e pushtuar sirian. Zyrtarët sirianë kurdë në Sirinë verilindore mbetën të heshtur dhe nuk bënë asnjë koment për këtë çështje. SDF me sa duket ka kontaktuar me organizatat e lidhura me Izraelin në një përpjekje për të fituar mbështetje më të gjerë nga Shtetet e Bashkuara.

 

Tags