Erdogan: Puna e parë pas zgjedhjeve, zgjidhja e çështjes siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86855-erdogan_puna_e_parë_pas_zgjedhjeve_zgjidhja_e_çështjes_siriane
"Puna e parë pas zgjedhjeve, është zgjidhja e çështjes siriane, nëse është e mundur, jo në tryezë por patjetër në terren. Nuk do të ndalemi", tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2019 14:43 Europe/Tirane
  • Erdogan: Puna e parë pas zgjedhjeve, zgjidhja e çështjes siriane

"Puna e parë pas zgjedhjeve, është zgjidhja e çështjes siriane, nëse është e mundur, jo në tryezë por patjetër në terren. Nuk do të ndalemi", tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se puna e parë pas zgjedhjeve lokale do të jetë zgjidhja e çështjes së Sirisë në terren, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një tubim në rajonin Kağıthane të Stambollit, Erdogan theksoi luftën e Turqisë kundër terrorizmit. "Organizatat terroriste nuk do të tregojnë më prani në malet dhe qytetet e këtij vendi. Ata që përpiqen të mbyllin kufijtë jugorë të këtij vendi me korridorin terrorist, nuk do ta kenë kurrë këtë mundësi. Sepse këtyre u kemi dhënë, po u japim dhe do t'u japim leksionin e nevojshëm. Puna e parë pas zgjedhjeve, është zgjidhja e çështjes siriane, nëse është e mundur, jo në tryezë por patjetër në terren. Nuk do të ndalemi", tha ai.

Më pas Erdogan potencoi se tashmë nuk blejnë më mjete ajrore pa pilot (dronë) nga Amerika, ndërsa shtoi: "Kjo sepse tashmë ne i prodhojmë vetë dronët në dy versione me armë dhe pa armë. Për këtë arsye terroristët tashmë në Kandil kërkojnë vrimë ku të futen. Jemi më të fuqishëm dhe do të fuqizohemi edhe më shumë. Për këtë kemi kryer operacione të suksesshme si operacioni ‘Dega e Ullirit dhe ai në Afrin. Ata që mendojnë se do të ulim kokën përballë presioneve, duhet ta dinë se nuk është më Turqia e mëparshme, tani është një tjetër Turqi".

"Po aq sa jemi të vendosur për t'i dhënë fund terrorizmit të armatosur, ne jemi po aq të vendosur edhe për t'i dhënë fund terrorit ekonomik. Nuk do t'i falim kurrë ata që bëhen pengesë ndaj punës, ushqimit dhe bukës së këtij populli, pavarësisht se ku ndodhen brenda apo jashtë vendit", tha presidenti Erdogan.