Jemeni sulmon bazat saudite me 7 raketa
Ushtria jemenas dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore kanë nisur disa raketa në pozicionet ushtarake saudite në rajonet jugore të Arabisë Saudite në hakmarrje për fushatën vdekjeprurëse ushtarake të Riadit kundër Jemenit.
Forcat jemenase qëlluan pesë raketa Zelzal-1 në bazat ushtarake saudite pranë rajonit kufitar Alab në provincën jugperëndimore të Asirit, njoftoi agjencia e lajmeve al-Masirah e Jemenit. Një burim ushtarak tha se sulmi la të vdekur dhe të plagosur një numër të papërcaktuar të trupave saudite, shtoi raporti. Autoritetet saudite zakonisht e mbajnë sekret numrin e viktimave të tyre. Forcat jemenase gjuajtën dy raketa të tjera në bazat ushtarake saudite në lindje të malit al-Nar në Xhizan.