Forcat jemenase dhunshëm zmbrapsin ofensivën e udhëhequr nga oficerët britanikë!
Një operacion saudito-izraelito-britanik që synonte të ndalte përparimin e shpejtë të forcave të Jemenit në jug të Arabisë Saudite në provincën Naxhran ka dështuar me turp.
Siç njofton agjencia e lajmeve al-Masirah e Jemenit, qëkur lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah dominon bazat kryesore ushtarake saudite në Naxhran, stafi i "koalicionit të agresionit" është frustruar. Oficerët britanikë dhe izraelitë po shumëfishojnë planet dhe kundër-planet për të penguar avancimin e luftëtarëve të Jemenit që përparojnë nga mali në mal, nga kodra në kodër, me mbështetjen e njësive balistike, artilerisë ose dronëve. Një ofensivë e "koalicionit agresor" kundër bazave të Ansarullah në Sa'ada dhe al-Xhouf, dy provincat e Jemenit që kufizohen me Arabinë Saudite, ka dështuar, pasi luftëtarët e Jemenit arritën të kryejnë një nga kundër-ofensivat më të suksesshme ndaj agresorëve që nga fillimi i luftës në vitin 2015. Qindra mercenarë sudanezë, eritrianë dhe mercenarë të tjerë të rekrutuar nga Riadi filluan një sulm masiv nga kufiri i provincës Sa'ada me Naxhranin në Jemenin e veriut, duke vepruar nën komandën e selisë së përbashkët në jug të Eritresë. Të përkrahur nga forcat ajrore saudite, mercenarët e koalicionit kanë kryer sulme nga tre drejtime kundër pozicioneve të forcave të Jemenit në shkretëtirën el-Axhashar në provincën veriore Sa'ada. Luftëtarët jemenas në terren shpejt realizuan veprimet e mercenarëve sauditë dhe i mirëpritën, ashtu siç duhet. Pas luftimeve të ashpra, luftëtarët jemenas u rezistuan fort këtyre sulmeve para se të merrnin kontrollin e situatës duke u shkaktuar dëme të rënda materiale dhe njerëzore mercenarëve të cilët morën arratinë duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. 16 tanke dhe autoblinda të mercenarëve sauditë u shkatërruan dhe dhjetëra mercenarë u kapën robër.