Lindja e Mesme në pritje të “apokalipsit”!
Tani çdo gjë në Lindjen e Mesme po shkatërrohet para syve tanë. Po lind një “Lindje e Mesme e Re”, mirëpo domosdo ajo nuk do të jetë sipas paramendimeve tona.
Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar se sot politika në Lindjen e Mesme më shumë është e varur nga mesazhet që publikohen në Twitter, jo nga diplomatët amerikan, niveli i papunësisë, terrorizmi i shfrenuar, kryengritjet rrugore, deklaratat e liderëve nëpër pallatet e tyre, veprimet e burrave dhe ose të grave. Nuk e dimë, kjo situatë kurrë dhe ku do të stabilizohet, mirëpo aktualisht, keni kujdes që të mos shemben shtyllat në Lindjen e Mesme të cilat janë ndërtuar gjatë 50 viteve të kaluara.
Pse është kështu? Së pari, më parë ekzistonte ndërhyrje e plotë e Amerikës në formimin e të ardhmes së këtij rajoni. Mirëpo sot shikoni: SHBA nuk kanë as ambasador në Egjipt, Turqi, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Jordani dhe në Arabinë Saudite ndërsa ambasadori i SHBA në Izrael, ish-avokat i Trump, është befasuar shumë nga lëvizja e ekstremit të djathtë të kolonëve sionist deri në atë masë sa që ai më shumë është një propagandues se sa një diplomat. Mirë u pafshim, Apple amerikane.
Së dyti, gjithnjë ka ekzistuar procesi i paqes mes Izraelit dhe Palestinës i cili e drejtonte këtë konflikt drejt zgjidhjes dypalëshe më të mirë. Përsëri Mirë u pafshim. Në realitet sot siç duket SHBA dhe Izraeli po ndjekin rrugëzgjidhjen e njëanshme që përfshin kontrollin e Izraelit mbi sigurinë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në pjesën lindore të Bejtul-Mokades dhe njëkohësisht një formë autonomie të përcaktuar për Palestinën.
Së treti, autoritetet qeveritare arabe gjithnjë mund të garantonin punën për punonjësit e tyre në institucionet dhe organizatat zyrtare. Një punë me një regjim jo shumë të vështirë dhe kohë të gjatë. Përsëri Mirë u Pafshim. Me uljen e çmimit të naftës dhe shtimin e popullsisë, sot gati të gjitha qeveritë arabe janë në kërkim të një rruge për të shpëtuar nga punonjësit e strukturave shtetërore dhe t’i dorëzojnë punën kompanive të jashtme. Mbreti Abdullah i Jordanisë së fundi u ka thënë një grupi të ushtarëve amerikan se vetëm një gjë i shkakton shqetësim atij aq shumë sa që atij t’i prishet gjumi natën. Ky shqetësim nuk është ISIS ose Al Kaida (organizata terroriste të ndaluara në Rusi), por është ky realitet se 300 mijë jordanezë janë të papunë dhe 87 % e tyre janë të moshës 18 deri 39 vjeç. Do të thotë mosha më e mirë për punësim. Protestat e studentëve të papunë jashtë pallatit të mbretit Abdullah të Jordanisë dhe protestat e të papunëve, uria dhe pesimizmi në të gjithë Jordaninë po vazhdojnë për shumë javë. Ndërkohë javën e kaluar të papunët në Rripin e Gazës javën e kaluar kanë filluar “kryengritjen e urisë” kundër qeverisjes ekonomike të padrejtë. Protesta të ngjashme nëpër rrugë kanë filluar edhe në Algjeri dhe Sudan me qëllim të rrëzimit të sunduesve autokrat. Ndoshta ka ardhur koha e “Pranverës Arabe 2.0”.
Shtylla e katër e shkatërruar: Ka shumë kohë që ka përfunduar periudha në të cilën informacionet jepeshin vetëm nga lartë te poshtë dhe qeveritë arabe mund t’i kontrollonin mediat e vendeve të tyre. Fal ekzistencës së Twitter, Facebook e Whatsup tani informacionet lëvizin në formë horizontale dhe njerëzit duke përdorur identitetin e vet po shkruajnë me cinizëm duke thumbuar liderët e vendeve të tyre. Rrjetet sociale dhe mjetet virtuale po i bëjnë gjithnjë e më të brishtë sunduesit despotik si ata të Jordanisë dhe pikërisht për këtë arsye, demokracitë perëndimore po drejtohen gjithnjë shumë e shumë më pak.
Më në fund, burrat për shkak të ligjeve zyrtare dhe jozyrtare, nga aspekti i kulturës dhe të drejtave, mund të ngadhënjejnë mbi gratë. Mirë rastet e fundit ku femrat e reja janë arratisur nga kontrolli i burrave në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, treguan shumë mirë se shumica e femrave arabe po deklarojnë se më nuk dëshirojnë të qëndrojnë nën përkujdesjen e burrave. Para se gjithash, për arsye se në shumë vende si në Jordani, numri i femrave të diplomuara nga universitetet relativisht është më i madh se sa i meshkujve. Megjithëkëtë, pa ndryshimin e ligjeve në lidhje me martesën, trashëgiminë, shkurorëzimin dhe edukimin e fëmijëve – që të gjitha ato ligje janë vetëm në favor të burrave – të gjithë femrat që shkollohen në shkolla të mira, kurrë nuk mund të tregojnë plotësisht aftësitë e tyre në punën që e bëjnë, vende ku akoma numri i tyre është i vogël. Një person duhet të dorëzohet te një person tjetër. Njëkohësisht me këtë, nëse burrat nuk punojnë, ata martohen me vështirësi.
Një numër i madh i burrave të cilët kurrë nuk kanë pasur pushtet, punë dhe ose vajza, përbëjnë faktorin paraprak për trazira shoqërore. Sidomos në kohën kur të gjitha këta individë e shfrytëzojnë Twitter. Mirë se erdhët në Lindjen e Mesme të Re!
Marvan Moasher, ish-ministri i jashtëm të Jordanisë, i cili aktualisht është përgjegjës i fondacionit “Karnagi” për studime ndërkombëtare të paqes në Lindjen e Mesme, thotë: “Çdo gjë drejt ku po shkon? Liderët e rajonit e kanë kuptuar se nuk mund të mbështetën në mjetet e shekullit 20 që të mbajnë qytetarët nën nënshtrimin e tyre”. Kryengritja e Pranverës Arabe në vitin 2011, zhduki frikën në shumë vende arabe dhe pas rënies së çmimeve të naftës në vitin 2014, qytetarët deklaruan: “Nëse ju nuk mund të garantoni punën time, unë do të them çdo gjë që dëshiroj”.
A do të thotë kjo që pikërisht Jordania brenda nate duhet të shndërrohet në demokraci? Marvan Moasher ka thënë: “Jo, mirëpo duhet të fillojë një proces i madh për shpërndarjen e pushtetit mes qeverisë, popullit dhe institucioneve shtetërore. Ju nuk mund të kërkoni nga qytetarët që të sakrifikojnë, të mos kenë mundësitë shtetërore dhe subvencionet, të pranojnë të paguajnë më shumë taksa dhe akoma të mos kenë votën e vërtetë në qeverisjen e shtetit të tyre”. A thua të gjitha lajmet e reja, janë të këqija. Të paktën jo në Jordani. Mbreti Abdullah nuk ka nxitim për ta shpërndarë pushtetin e tij. Ai është një lider relativisht i mirë i cili po bënë përpjekje për zhvillimin e vendit të tij me 10 milionë banorë i cili aktualisht ka pranuar 1.3 milionë refugjatë sirianë. Iniciativa më e rëndësishme e tij mund të përmendet ideja për ngritjen e HUB Tech në Jordani i cili konsiderohet një faktor i rëndësishëm në rajon. Për herë të parë ju mund të vëreni themelimin e qindra kompanive private të pavarura nga qeveria të cilat çështjet shoqërore i vlerësojnë se raste për biznes dhe tregti. Problemi është ky që zgjidhja e problemeve ka zgjatuar shumë. Reformat politike është vonuar për një periudhë të gjatë dhe jashtë Amanit, zakonet dhe traditat kulturore të vjetra akoma kanë rrënjë të forta. Një ministër jordanez thotë: “Ne duhet të bëjmë çdo gjë. Ne duhet ta bëjmë këtë punë. Dhe ne duhet ta bëjmë atë më shpejtësi më të madhe”. Ministria e punës ka ndërmend të vë në zbatim sa më shumë ide të ndryshme për punësimin e një numri sa më të madh të të rinjve në sektorin privat.