Guterres: Lartësitë Golan i përkasin Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86946-guterres_lartësitë_golan_i_përkasin_sirisë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se rajoni pushtuar Golan i përket Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • Guterres: Lartësitë Golan i përkasin Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se rajoni pushtuar Golan i përket Sirisë.

Antonio Guterres në një konferencë të përbashkët shtypi me Sameh Shokri ministër i jashtëm i Egjiptit tha se OKB vazhdon ta konsiderojnë lartësitë Golan si pjesë e territorit të Sirisë. OKB thekson domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, mes tyre edhe të lartësive Golan. Sekretari i përgjithshëm i OKB tha se lartësitë Golan janë pjesë e territorit të Sirisë dhe Izraeli e ka pushtuar këtë rajon. Vlen të theksohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan - rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967. Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë "disa dekada më parë". Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen. Netanyahu tha se kjo është një "ditë historike" që i transformon "fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike". Netanyahu po ashtu tha se njohja nga Trumpi e bën aleancën midis Izraelit dhe Amerikës "më të fortë dhe më të madhe se kurrë". Më herët, Siria deklaroi se është e vendosur të rimarrë Lartësitë  Golan "përmes të gjitha mjeteve në dispozicion".