Forcat afgane arrestuan disa pjesëtarë ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86950-forcat_afgane_arrestuan_disa_pjesëtarë_isis_it
Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar si të ISIS-it dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Forcat afgane arrestuan disa pjesëtarë ISIS-it

Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar si të ISIS-it dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant.

Agjencia për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se njëri nga të arrestuarit gjithashtu ka përdorur edhe Twitter-in, Instagram-in dhe Telegram-in për të rekrutuar luftëtarë dhe për të promovuar grupin militant. Grupi militant në Afganistan që është i lidhur me ISIS ka rekrutuar shumë luftëtarë nga mbarë bota përfshirë vendet perendimore. Grupi i ashtuquajtur ISIS i Khorasanit është aktiv në Afganistan që nga viti 2015. Pjesëtarët e tij luftojnë kundër talebanëve, forcave afgane si dhe ushtarëve amerikanë.