Forcat afgane arrestuan disa pjesëtarë ISIS-it
Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar si të ISIS-it dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant.
Agjencia për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se njëri nga të arrestuarit gjithashtu ka përdorur edhe Twitter-in, Instagram-in dhe Telegram-in për të rekrutuar luftëtarë dhe për të promovuar grupin militant. Grupi militant në Afganistan që është i lidhur me ISIS ka rekrutuar shumë luftëtarë nga mbarë bota përfshirë vendet perendimore. Grupi i ashtuquajtur ISIS i Khorasanit është aktiv në Afganistan që nga viti 2015. Pjesëtarët e tij luftojnë kundër talebanëve, forcave afgane si dhe ushtarëve amerikanë.