Arrestohet zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit në Irak
Forcat popullore Hashd Shaabi në Irak kanë arrestuar zëvendësin e Abu Bekr Bagdadit kreut të grupit terrorist ISIS.
Gatari Baidi, komandant i forcave Hashd Shaabi njoftoi se forcat irakiane në rajonin Nakhib pjesë e qytezës Ratabe në provincën Anbar kanë arrestuar Akil Abad Melaxhi, një prej zëvendësve kryesorë të grupit terrorist ISIS, Abu Bekr Bagdadi. Baidi tha se ky terrorist është në dijeni të vendit ku është fshehur kreu i grupit terrorist dhe njëkohësisht është përgjegjës për vrasjen e shumë forcave të sigurisë dhe civilë irakianë. Sipas tij arrestimi i këtij terrorist do të ndihmojë në zbulimin e fshehjes së Abu Bekr Bagdadit dhe të terroristëve të tjerë të ISIS në provincën Anbar. Kreu i grupit terrorist Abu BEkr Bagdadi është larguar nga vendi i tij i fshehjes në provincën Anbar në vitin 2014 dhe mesazhi i tij i fundit është dhënë në gusht të vitit 2018.