Jemeni kërkon hetime të pavarura mbi krimet saudite
Muhamed Ali Houthi, kreu i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, pas bombardimit të një shkolle nga koalicionit saudit që rezultoi me vdekjen e 13 nxënësve, ka kërkuar krijimin e një komiteti të pavarur dhe ndërkombëtar hetimor për shqyrtimin e krimeve të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite.
Arabia Saudite ka bombarduar një shkollë në rajonin Raji në lindje të Sanas kryeqytet i Jemenit, duke lënë të vrarë 13 nxënës kryesisht vajza dhe plagosur 87 të tjerë, thuhet në një njoftim të ministrisë së shëndetësisë së Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.