Jemeni shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Kolerës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87036-jemeni_shpall_gjendje_të_jashtëzakonshme_për_shkak_të_përhapjes_së_kolerës
Si pasojë e përhapjes së sëmundjes së Kolerës në Jemen, ministri i shëndetësisë në qeverinë kombëtare të Jemenit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 08, 2019 15:21 Europe/Tirane
  • Jemeni shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Kolerës

Si pasojë e përhapjes së sëmundjes së Kolerës në Jemen, ministri i shëndetësisë në qeverinë kombëtare të Jemenit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë vend.

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit të dielën ka deklaruar se mbi 1.5 milionë e qytetarëve jemenas janë infektuar nga sëmundja e Kolerës që nga viti 2016 dhe ka thënë se të paktën 3000 persona në Jemen kanë vdekur si pasojë e infektimit me sëmundjen e Kolerës.

Taha Motavakel, ministri i shëndetësisë në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për t’u përballur me këtë sëmundje në Jemen.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me kohëzgjatjen e gjendje së jashtëzakonshme ose në lidhje me planin për ta luftuar përhapjen e kësaj sëmundje në Jemen.

Sulmet e gjera të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajonet e ndryshme të Jemenit si dhe bllokada e hekurt e vendosur kundër popullit të Jemenit, janë bërë shkak për përhapjen e sëmundjes Kolera në përmasa të gjera në Jemen.