Iraku reagon ndaj qëndrimit të Amerikës kundër gardës revolucionare
Ministri i jashtëm i Irakut duke reaguar ndaj veprimit armiqësor të Amerikës kundër gardës revolucionare të Iranit ka thënë se Bagdadi nuk i pranon sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit.
Muhamed Ali Hakim, ministër i jashtëm i Irakut duke reaguar ndaj veprimit të fundit armiqësor të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit kat hënë se vendi i tij nuk i pranon sanksionet e imponuara nga Amerika kundër Iranit dhe është i mendimit se kjo politikë do të shkaktojë shtimin e tensioneve në rajon. Fronti Xhihadi Islamik i Palestinës gjithashtu ka dënuar vendimin e shtëpisë së Bardhë kundër gardës revolucionare të Iranit dhe në një deklaratë të saj ka thënë: “ Vetë Amerika është mbështetëse e terrorizmit dhe iniciatore e luftërave dhe e konflikteve në rajon. Mbështetja e Amerikës për Izraelin është dëshmi e qartë e krimeve të këtij vendi kundër njerëzimit”. Më herët ministria e jashtme e Sirisë me anë të një deklarate ka dënuar vendimin e qeverisë së presidentit Donald Trump për të shpallur gardën revolucionare të Iranit si grup të huaj terrorist. Ditën e hënë Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka futur gardën revolucionare në listën e saj të grupeve të huaja terroriste, në një kohë kur garda revolucionare ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerika në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë.