9 të vrarë në sulmin me bombë në Raka të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87066-9_të_vrarë_në_sulmin_me_bombë_në_raka_të_sirisë
Të paktën nëntë civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe një numër janë plagosur pasi dy automjete të ngarkuara me eksploziv shpërthyen në qytetin verior të Sirisë, Raka.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • 9 të vrarë në sulmin me bombë në Raka të Sirisë

Të paktën nëntë civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe një numër janë plagosur pasi dy automjete të ngarkuara me eksploziv shpërthyen në qytetin verior të Sirisë, Raka.

Televizioni shtetëror Sirian njoftoi të martën se shpërthimet ndodhën në Rrugën Bazel. Ai shtoi se sulmet terroriste kundër civilëve ishin kryer nga mbetjet e grupit terrorist ISIS, i cili ka pësuar një humbje të plotë në Siri dhe ka humbur të gjitha fortesat dhe territoret e kontrolluara dikur. Gjithashtu të martë, anëtarë të grupit takfirist Ansar al-Tawheed sulmuan një pikë kontrolli ushtrie në Tajbat al-Imam, në veri të qytetit Hama në pjesën veriperëndimore të Sirisë. Terroristët shpërthyen lëndët eksplozive, pasi shkuan shumë afër pikës së kontrollit. Shpërthimet vranë të gjithë terroristët dhe të paktën tre ushtarë të ushtrisë siriane.