Avionët sauditë sulmojnë një pjesë të Sanas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87070-avionët_sauditë_sulmojnë_një_pjesë_të_sanas
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone të kryeqytetit të Jemenit, Sana.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë sulmojnë një pjesë të Sanas

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës bombarduesit e Arabisë Saudite kanë sulmuar një fabrike përpunimi të plastikës. Për momentin avionët luftarakë të Arabisë Saudite janë duke qarkulluar në hapësirën ajrore të kryeqytetit Sana, që sipas një njoftimi të mëhershëm të koalicionit saudit, ky koalicion synon të kryejë operacione në kryeqytetin jemenas. Jahja Sair zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se në përgjatë një javë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer 97 bombardime në zona të ndryshme të Jemenit. Vlen të theksohet se  Arabia Saudite e mbështetur nga disa vende arabe dhe Amerika, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.