Katari dhe Turqia kundërshtojnë vendimin e Amerikës kundër Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87074-katari_dhe_turqia_kundërshtojnë_vendimin_e_amerikës_kundër_gardës_revolucionare
Ministrat e jashtëm të Turqisë de Katarit kanë kundërshtuar vendimin e fundit të qeverisë amerikane për vendosjen e gardës revolucionare në listën e grupeve të huaja terroriste të Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Katari dhe Turqia kundërshtojnë vendimin e Amerikës kundër Gardës Revolucionare

Ministrat e jashtëm të Turqisë de Katarit kanë kundërshtuar vendimin e fundit të qeverisë amerikane për vendosjen e gardës revolucionare në listën e grupeve të huaja terroriste të Uashingtonit.

Mevlud Cavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë dhe Muhamed bin Abdul’rahman Al Thani ministër i jashtëm i Katarit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë amerikane për njohjen e gardës revolucionare si grup terrorist. Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij Katarit, shefi i diplomacisë turke ka thënë: Asnjë vend nuk mund të konsiderojë terroriste forcën e armatosur të një vendi tjetër. Edhe ministri i jashtëm i Katarit ka kundërshtuar vendimin e Uashingtonit dhe ka theksuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të diplomacisë dhe dialogut. Al Thani shtoi: Irani është një vend me kushte të veçanta gjeografike dhe klimatike dhe ne si vend fqinj me Iranin duhet ta ripaketojmë këtë  vend si të jemi kundër ashtu dhe si të jemi pro politikave të tij.