S-400 edhe në Irak?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87119-s_400_edhe_në_irak
Të mërkurën më 10 prill, një grup i ri tankesh rusë T-90 mbërritën në Irak dhe këtë të enjte, 11 prill, i dërguari i posaçëm i Putinit është në Bagdad për të negociuar me zyrtarët e Irakut perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • S-400 edhe në Irak?

Të mërkurën më 10 prill, një grup i ri tankesh rusë T-90 mbërritën në Irak dhe këtë të enjte, 11 prill, i dërguari i posaçëm i Putinit është në Bagdad për të negociuar me zyrtarët e Irakut perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Bogdanov shkon në Bagdad në një kontekst shumë të veçantë: prania e SHBA në Irak është më shumë se kurrë subjekt i kritikave dhe pakënaqësive dhe deputetët irakianë kanë ndërmend të dëbojnë trupat amerikane dhe të miratojnë një ligj që përcakton rishikimin e marrëveshjeve dypalëshe Uashington-Bagdad. Vendimi i SHBA-së për të sanksionuar grupet e Rezistencës irakiane, veçanërisht Al-Nujaba, i vë SHBA-të në një pozitë shumë delikate. Pentagoni gjithashtu ka shprehur shqetësime në lidhje me këtë lloj vendimi që mund të "rrezikojë sigurinë e trupave tona", një personel prej rreth 10,000 trupash. Por a është i mundur një bashkëpunim më i madh ushtarak mes Bagdadit dhe Moskës? Analistët nuk kanë përjashtuar këtë mundësi pasi ministrat e mbrojtjes siriane, iraniane dhe irakiane u takuan në dhjetor në Damask dhe vendosën për një strategji të përbashkët mbrojtëse. Javën e kaluar, Irani dhe Iraku gjithashtu vendosën të krijojnë një mbrojtje ajrore të integruar për të mbrojtur qiellin e Irakut dhe Iranit. Por a mund t'i shesë Rusia sistemet anti-raketore S-400 në Irak? "I dërguari i posaçëm i presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe Afrikë, Mikhail Bogdanov arriti të mërkurën (10 prill) në Bagdad dhe zhvilloi një seri bisedimesh me zyrtarët irakianë mbi situatën në rajon dhe perspektivat për bashkëpunimin dypalësh ", njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Në një deklaratë, Zyra e Kryeministrit të Irakut njoftoi se Bogdanov e kishte informuar kryeministrin Adel Abdol-Mahdi mbi dëshirën e Vladimir Putinit për të promovuar nivelin e marrëdhënieve Moskë-Bagdad në fushat politike, ekonomike, energjetike dhe ushtarake. Në këtë drejtim, të dy palët diskutuan përgatitjet për takimin e tetë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Irak për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik, Shkencor dhe Teknik të planifikuar për në Bagdad në fund të prillit. Gjatë diskutimeve të tyre mbi situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Irak dhe Siri, të dy palët konfirmuan qëllimin e tyre për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve ushtarake dhe politike në rajon. Rritja e dukshme e bashkëpunimit ushtarak mes Irakut dhe Rusisë dhe shitja e armatimeve moderne ruse Irakut përputhet me raportet e mediave irakiane, sipas të cilave Rusia ka propozuar t'i shesë Irakut sistemet mbrojtëse anti-raketore S-400 çka do të ishte një tjetër goditje e rëndë e Moskës për rolin tashmë të dëmtuar të SHBA në Lindjen e Mesme e në veçanti në Irak.