Bën betimin qeveria e re e Palestinës
Muhamed Shatajeh kryeministër i qeverisë së re të Palestinës ka bërë betimin e tij përballë kreut të AAP, Mahmud Abas.
Sipas burimeve palestineze, në qeverinë e re të Palestinës, Riad Maleki do të vazhdojë të ketë postin e ministrit të jashtëm, Nabil Aburdine postin e ministrit të informacionit dhe zv/ministër. Qeveria e Shatajeh përbëhet nga 16 ministra të rinj dhe 5 ministra të qeverisë së mëparshme. Shatajeh në një intervistë për agjencinë Mejadin ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për të krijuar balancë në qeverinë e re dhe tha se ata grupe që nuk marrin pjesë në qeveri mund të japin kontributin e tyre nga jashtë saj. Më herët grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik janë shprehur kundër bashkëpunimit të tyre në qeverinë e re dhe atë e kanë cilësuar grusht shteti kundër unitetit kombëtar dhe përpjekje për krijimin e ndasive. Ndërkohë kryeministri Shatajeh është shprehur se në rast të përfundimit të ndasive brenda qeverisë së tij ai do të mbështesë të gjitha grupet. Mirëpo lëvizja Hamas e konsideron këtë qeveri të re si të jashtëligjshme nga aspekti kombëtar dhe nga kushtetuta e Palestinës.