Shkatërrohen 18 vendstrehime të ISIS në perëndim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87179-shkatërrohen_18_vendstrehime_të_isis_në_perëndim_të_irakut
Forca irakiane kanë shkatërruar 18 vendstrehime të grupit terrorist ISIS në provincën Anbar që ndodhet në perëndim të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2019 03:45 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen 18 vendstrehime të ISIS në perëndim të Irakut

Forca irakiane kanë shkatërruar 18 vendstrehime të grupit terrorist ISIS në provincën Anbar që ndodhet në perëndim të vendit.

Në operacionin për shkatërrimin e këtyre vendstrehimeve janë vrarë edhe dy elementë kamikazë të grupit terrorist ISIS, si dhe janë zbuluar 6 automjete dhe 2 depo me lëndë shpërthyese. Megjithëse grupi terrorist ISIS është shkatërruar në Irak, në këtë vend kanë mbetur akoma pjesëtarë të këtij grupi terrorist të cilët janë përhapur në zona të ndryshme. Grupi terrorist ISIS është krijuar në vitin 2014 me mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe aleatët e saj perëndimore dhe arabë si Arabia saudite. Pas kësaj mbështetje grupi terrorist ISIS pushtoi dhe kreu krime të shumta në Siri dhe në Irak kryesisht në zonat veriore dhe perëndimore të këtij vendi. pas kësaj Iraku i kërkoi Iranit që ta ndihmojë në luftën kundër terroristëve. Forcat irakiane të ndihmuar nga konsulentët e Republikës Islamike të Iranit më 17 nëntor 2017 arritën të çlirojnë qytetin Rawa në provincën Anbar që ishte baza e fundit e mbetur e grupit terrorist ISIS. Çlirimi i këtij qyteti i dha fund pranisë së ISIS në Irak.