Avionët luftarakë të regjimit sionist shkelin hapësirën ajrore të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87183-avionët_luftarakë_të_regjimit_sionist_shkelin_hapësirën_ajrore_të_libanit
Burimet libaneze kanë njoftuar se avionët luftarakë të regjimit sionist përsëri kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit duke shkelur kështu edhe rezolutën 1701 të KS të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2019 08:21 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të regjimit sionist shkelin hapësirën ajrore të Libanit

Burimet libaneze kanë njoftuar se avionët luftarakë të regjimit sionist përsëri kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit duke shkelur kështu edhe rezolutën 1701 të KS të OKB.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se komanda e ushtrisë së Libanit me anë të një deklarate që publikuar të premten në mbrëmje, ka deklaruar se dy avionë luftarakë të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit dhe duke fluturuar mbi rajonet jugore deri në Sejda dhe Sur si dhe në mbi zonat e Bekasë Perëndimore, janë kthyer nga jugu në territoret e pushtuara palestineze.

Në deklaratën e komandës së ushtrisë së Libanit thuhet se edhe një anije luftarake e regjimit sionist ka hyrë në ujërat rajonal të Libanit në zonën Ra'sul-Nakur duke shkelur kështu territorin detar të Libanit.

Komanda e ushtrisë së Libanit çështjen e agresionit të regjimit sionist e ka raportuar pranë forcave paqeruajtëse të OKB në jug të Libanit.