Asad: Fati i rajonit duhet të përcaktohet nga popujt e rajonit
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të shtunën theksoi se fati i rajonit pavarësisht të gjitha sfidave, duhet të përcaktohet vetëm nga popujt e rajonit.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Asad në takim me Faleh Al-Fejad, këshilltarin për siguri kombëtare të Irakut, ka thënë: “Forcimi i marrëdhënieve bilaterale është në interes të dy popujve vëllezër të Sirisë dhe Iraku dhe për ta plotësuar procesin e luftës kundër terrorizmit, është shumë i rëndësishëm”.
Bashar Asad në vazhdim theksoi: “Atë çfarë po e shikojmë në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar është bërë shkak që Siria dhe Iraku të ecin para dhe të forcojnë bashkëpunimin mes vete për ta ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e tyre në vendimet përball planeve komplotiste për ndarjen territoriale dhe për krijimin e trazirave që drejtohen nga armiqtë e jashtëm.
Faleh Al-Fejad në këtë takim deklaroi: “Fuqia e Sirisë dhe fitorja e saj në luftën kundër terroristëve, gjithashtu konsiderohet edhe fitore për Irakun dhe anasjelltas çfarëdo suksesi ushtarak që arrihet në Irak, është edhe në interes të stabilitetit të Sirisë”.