22 të vrarë nga një sulm i terroristëve në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87206-22_të_vrarë_nga_një_sulm_i_terroristëve_në_alepo
Nga një sulm i terroristëve në zonat veriore të Alepos dhe në afërsi të kufirit me Turqinë, saktësisht në rajonin Kheladie, 11 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 15, 2019 07:31 Europe/Tirane
  • 22 të vrarë nga një sulm i terroristëve në Alepo

Nga një sulm i terroristëve në zonat veriore të Alepos dhe në afërsi të kufirit me Turqinë, saktësisht në rajonin Kheladie, 11 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sana e Sirisë sipas të cilës 5 nga të vrarët ishin civilë dhe ata janë vrarë në zonat Nil dhe Kheladie të qytetit Alepo. Gjendja e shumë prej të plagosurve është e rëndë dhe për këtë pritet të shtohet numri i viktimave. Pas shkeljes së vazhdueshme të akordit për ngritjen e zonave të uljes së tensioneve në tetor të vitit 2018, ushtria siriane ka sulmuar me topa pozicionet e terroristëve në veri të provincës Hamah duke lënë të varë e të plagosur shumë terroristë dhe duke shkatërruar automjetet e tyre. të premten e kaluar forcat e ushtrisë siriane kanë shkatërruar me predha dhe raketa disa vendstrehime të terroristeve përreth qyteteve Haviz, Tel Sakher dhe Kafernabuda.