Vazhdon kthimi i  refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87235-vazhdon_kthimi_i_refugjatëve_sirianë_në_vendbanimet_e_tyre
Mbi njëmijë refugjatë sirianë të strehuar në Liban janë kthyer sot në Siri dhe janë vendosur në vendbanimet e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2019 15:29 Europe/Tirane
  • Vazhdon kthimi i  refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre

Mbi njëmijë refugjatë sirianë të strehuar në Liban janë kthyer sot në Siri dhe janë vendosur në vendbanimet e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qendra për mirëpritjen dhe strehimin e refugjatëve në Siri ka deklaruar se në 24 orët e kaluar 1100 refugjatë sirianë kanë kaluar kufirin e Libanit dhe janë kthyer në vendbanimet e tyre në Siri.

Sipas raportit të qendrës për strehimin e refugjatëve sirianë, procesi i kthimit të refugjatëve sirianë po vazhdon për çdo ditë dhe gjatë muajve të fundit pas rivendosjes së stabilitetit relativ në pjesën më të madhe të Sirisë, një numër i madh i refugjatëve sirianë në mënyrë vullnetare janë kthyer në vendbanimet e tyre në Siri.

Qeveria e Sirisë ka marrë masat për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për kthimin e refugjatëve në vendbanimet e tyre sidomos në rindërtimin e infrastrukturës dhe rrjetit të energjisë elektrike.