Amerika dislokon avionët luftarakë F-35 në Emirate të Bashkuara Arabe
Forcat ajrore të Amerikës kanë njoftuar për dislokimin e disa avionëve F-35 në bazën ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim të papërcaktuar.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një media sioniste të martën ka njoftuar për dislokimin e serisë së parë të avionëve luftarak F-35 të forcave ajrore të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore.
Sipas gazetës "Jerusalem Post", në deklaratën për media të forcave ajrore të Amerikës thuhet se disa avionë luftarakë F-35 të hënën janë dislokuar në bazën ajrore "Al-Dhafra" në Emiratet e Bashkuara Arabe. Baza ajrore "Al-Dhafra" është një aeroport që nodhet në qytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas këtij raporti, në shoqërim të këtyre avionëve, edhe një grup i logjistikës dhe mbështetjes teknike ajrore të Amerikës ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjeneral Daivid El Goldfin, komandant i forcave ajrore të Amerikës në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Avionët luftarakë F-35 i japinë vendi tonë superioritet përball çfarëdo kërcënimi".
Amerika më parë kishte dislokuar disa avionë luftarakë të sofistikuar F-22 në rajonin e Azisë Perëndimore të cilët vitin e kaluar i ka larguar dhe në vend të tyre ka dislokuar avionët luftarak F-15, ndërsa tani atyre u ka shtuar edhe avionët luftarakë F-35.
Kjo gazetë sioniste duke vërë në dukje interesimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në blerjen e këtyre avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë, pretendoi se avionët luftarak F-35 kanë kapacitetin për të ikur nga sistemet raketore S-300 dhe S-400 të dislokuar në disa vende të rajonit si në Siri.