Forcat jemenase i përgjigjen sulmit të agresorëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87299-forcat_jemenase_i_përgjigjen_sulmit_të_agresorëve_sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve saudit në rajonin Khob dhe Al-Sha’f në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2019 12:06 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase i përgjigjen sulmit të agresorëve sauditë

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve saudit në rajonin Khob dhe Al-Sha’f në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira i Jemenit të mërkurën në mbrëmje gjatë një operacioni kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite.

Forcat jemenase kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve saudit në provincën Xhuf dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

Gjithashtu në sulmin e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë  në lindje të rajonit Khube në Xhizan, janë vrarë me dhjetëra mercenarë saudit në mesin e tyre edhe tre shtetas sudanez.

Forca mbrojtëse e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit pavarësisht bllokadës së gjithanshme të vendosur nga regjimi Al Saud ndaj Jemenit, po shtohet për çdo ditë e më tepër.