Forcat jemenase i përgjigjen sulmit të agresorëve sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve saudit në rajonin Khob dhe Al-Sha’f në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira i Jemenit të mërkurën në mbrëmje gjatë një operacioni kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite.
Forcat jemenase kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve saudit në provincën Xhuf dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.
Gjithashtu në sulmin e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në lindje të rajonit Khube në Xhizan, janë vrarë me dhjetëra mercenarë saudit në mesin e tyre edhe tre shtetas sudanez.
Forca mbrojtëse e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit pavarësisht bllokadës së gjithanshme të vendosur nga regjimi Al Saud ndaj Jemenit, po shtohet për çdo ditë e më tepër.