Presidenti libanez përkrah rezistencën përballë Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87316-presidenti_libanez_përkrah_rezistencën_përballë_izraelit
Presidenti i Libanit , Mishel Aun në takimin me kreun e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Britanisë së Madhe Nikolas Karter, kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës 1701 të KS të OKB dhe shprehu mbështetjen për rezistencën përballë sulmeve të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2019 07:38 Europe/Tirane
  • Presidenti libanez përkrah rezistencën përballë Izraelit

Presidenti i Libanit , Mishel Aun në takimin me kreun e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Britanisë së Madhe Nikolas Karter, kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës 1701 të KS të OKB dhe shprehu mbështetjen për rezistencën përballë sulmeve të regjimit sionist.

Presidenti i Libanit ka theksuar unitetin e libanezëve për të mbrojtur kufijtë e vendit të tyre dhe ka thënë se situata aktuale nuk do ta lejojë regjimin sionist të bëjë ndonjë agresion kundër Libanit. Mishel Aun, presidenti i Libanit në këtë takim në lidhje me përsëritjen e luftës së vitit 2006 me regjimin sionist, deklaroi: "Situata nuk ka ndryshuar në rajonin e Lindjes së Mesme, por situata aktuale nuk do ta lejojë Izraelin që të sulmojë kufijtë e Libanit". Vlen të theksohet se më 12 gusht të vitit 2006, regjimi sionist me mbështetjen e disa vendeve arabe, evropiane dhe të Amerikës, sulmoi Libanin dhe pas 33 ditëve pranoi disfatën nga Hezbullahu i Libanit dhe u tërhoq nga kjo luftë. Presidenti i Libanit në lidhje me takimin e të tij , deklaroi: "Në këtë takim është theksuar në mbrojtjen e të drejtave të kufijve detar të Libanit.